“Turp e marre!”, kështu e përshkruan ish-këshilltari i Kurtit kandidimin e Agim Bahtirit

14 gusht 2021 | 22:43

Shkëlzen Gashi, ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti ka komentuar rikandidimin e Agim Bahtirit për kryetar të Mitrovicës.

Gashi ka shpërndarë në llogarinë e tij në Facebook, njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje për zyrtarizimin e kandidaturës së Bahtirit.

“Turp e marre”, ka shkruar Gashi mbi njoftimin e partisë ku u njoftua se Këshilli i Qendrës së VV-së në Mitrovicë sot zyrtarisht votoi Agim Bahtirin, kandidat për Kryetar të kësaj komune.

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë e ka zyrtarizuar sot kandidaturën e Agim Bahtiri për kryetar të këtij qyteti.

Në njoftimin e kësaj qendre thuhet se do vazhdojnë punën për zhvillimin ekonomik të Mitrovicës.

Madje, ata paralajmëruan se do të fitojnë pa balotazh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen me 17 tetor,…