
Turperohet Monaco dhe Henry
06 nëntor 2018
| 21:04
Monaco është turpëruar brenda në shtëpi nga Club Brugge.
Ekipi belg ka mposhtur 4-0 francezët në luftën për vendin e tretë që do t’i mundësonte kualifikimin në fazën e nokautit të Evropa Ligë.
Ishin dy golat e Vanaken dhe rrjeta e Wesley që vulosën gjithçka që në pjesën e parë. Vormer në të 85-ën shtoi turpin e vendasve që drejtohen nga Thierry Henry