Turqi: Hakmarrje pas zjarrit të luftëtarëve kurdë në Siri
20 janar 2018
| 13:02
Ushtria e Turqisë thotë se është hakmarrë pas të shtënave nga armët e zjarrit brenda territorit të Turqisë, nga enklava e kontrolluar nga kurdët në pjesën veriperëndimore të Sirisë.
Ushtria tha sot në një deklaratë të shkurtër se është përgjigjur ndaj “zjarrit provokues” dyditor nga rajoni Afrin, i cili mendohet se është nën kontroll të Njësiteve të Mbrojtjes Popullore Kurde (YPG).
Ushtria e Turqisë nuk ka dhënë më tepër detaje.
Ankaraja konsideron se grupi YPG është organizatë terroriste.
Ministri i mbrojtjes i Turqisë, Nurettin Canikli tha dje se vendi i tij e ka fillur operacionin ushtarak kundër luftëtarëve kurdë, që mbështeten nga Shtetet e Bashkuara, në rajonin Afrin në Siri.