Turqi: Mbyten në det nëntë refugjatë, përfshirë fëmijë
03 qershor 2018
| 13:21
Në bregdetin lindor të Turqisë janë fundosur nëntë refugjatë duke përfshirë gjashtë fëmijë, raportojnë autoritetet.
Të dielën në 2:22 të mëngjesit, varka e tyre është fundosur në ishullin Kekova Geyikova në një provincë të Antalias.
Katër nga refugjatët, përfshirë një grua dhe tre burra, janë shpëtuar nga një anije peshkimi, raporton “Rel”.
Një person është zhdukur si dhe ende nuk dihet kombësia e refugjatëve.
Bashkimi Evropian ka rritur përpjekjet për të bllokuar migrimin për shkak të miliona njerëzve që arritën në Turqi më 2015.