Turqia arreston 17 persona, dyshohen për lidhje me ISIS-in
07 nëntor 2019
| 15:37
Policia turke ka arrestuar 17 shtetas të huaj, nën dyshimet se kanë lidhje me grupin militant Shteti Islamik (ISIS), raporton agjencia e lajmeve “Anadolu”.
Sipas burimeve të kësaj agjenci, të shtatëmbëdhjetit – kombësia e të cilëve nuk është me dije janë arrestuar në Ankara dhe janë duke u marrë në pyetje nga zyrtarët kundër terrorizmit.
Turqia i ka rritur përpjekjet e saj për të goditur militantët e Shtetit Islamik pas vrasjes së liderit të tyre, Abu Bakr al-Baghdadi, nga Shtetet e Bashkuara, muajin e kaluar.
Këtë javë, autoritetet turke kanë thënë se kanë arrestuar edhe motrën, edhe gruan e Baghdadit.