Turqia arreston disa pjesëtarë të dyshuar të ISIS-it

27 tetor 2020 | 12:48

Policia turke ka arrestuar të martën shtatë pjesëtarë të dyshuar të grupit ekstremist, Shteti Islamik (ISIS).

Arrestimet kanë ndodhur në Ankara. Ata janë duke u akuzuar për përgatitjen e sulmeve gjatë festave kombëtare në Turqi, njoftojnë mediet dhe zyrtarët turk.

Sipas informacioneve, ata po planifikonin sulme në Ditën e Republikës që shënohet të enjten dhe ceremonitë që mbahen më 10 nëntor në të cilat përkujtohet themeluesi i shtetit modern turk, Mustafa Kemal Ataturk, njofton transmetuesi “NTV”.

Forcat speciale të policisë kanë bastisur shtëpitë e të dyshuarve, dy prej të cilëve besohej se kishin luajtur një “rol aktiv” në luftimet në Siri.

Zyra e kryeprokurorit publik të Ankarasë ka thënë në një deklaratë se shtatë urdhra arrestimi për anëtarët e ISIS-it janë lëshuar të martën dhe ata janë arrestuar të gjithë si pjesë e dy hetimeve të ndara, por nuk ka dhënë më shumë detaje.

Kombësitë e tyre nuk janë bërë të ditura.

Turqia është goditur nga një seri sulmesh terroriste më 2015 dhe 2016 për të cilat ishte fajësuar ISIS-i dhe militantët kurdë.

Sulmi i fundit ka ndodhur në janar të vitit 2017 kur një person i armatosur kishte vrarë 39 njerëz në një klub elitar nate në Stamboll gjatë festimeve të Vitit të Ri, raporton “AFP”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën nëntë persona kanë vdekur dhe më shumë se…