Turqia arreston një punonjës të ambasadës gjermane

21 nëntor 2019 | 08:48

Turqia ka arrestuar një avokat turk të punësuar nga Ambasada e Gjermanisë në Ankara, ka bërë me dije të mërkurën një diplomat në Ministrinë e Jashtme, një masë që mund t’i rrisë më tej tensionet midis partnerëve të NATO-s.

Siç shkruan “Euronews” e përcjell “Telegrafi”, marrëdhëniet midis dy vendeve janë tensionuar për shkak të kritikave gjermane për presidentin Rexhep Tajip Erdogan për goditjen e kundërshtarëve të dyshuar pas një grushtshteti të dështuar në vitin 2016 dhe ofensivës ushtarake të Turqisë muajin e kaluar kundër milicisë kurde në Siri.

“Ne po përpiqemi intensivisht të zbulojmë se cilat janë akuzat dhe ta heqim masën”, ka thënë një zyrtar gjerman, duke mos pranuar të emërohej. “Arrestimi është i pakuptueshëm”.

Avokati u arrestua në mes të shtatorit, tha zyrtari.

Po sipas “euronews”, avokati ishte punësuar nga Ambasada e Gjermanisë për të siguruar dokumente në lidhje me shtetasit turq që kishin kërkuar azil në Gjermani, raportojnë mediat gjermane.

Po sipas të njëjtit medium, numri i turqve që kërkojnë azil në Gjermani është rritur që nga grushti i dështuar i vitit 2016, për të cilin Erdogan thotë se ishte planifikuar nga përkrahësit e klerikut me qëndrim në Amerikë, Fethullah Gulen.

Midis janarit dhe tetorit të këtij viti rreth 9 500 turq kanë bërë kërkesë për azil në Gjermani, me rritje prej 8 % nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar, tregojnë shifrat zyrtare, duke i bërë turqit grupin e tretë më të madh të azilkërkuesve pas sirianëve dhe irakianëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë me epiqendër në fshatin…