Turqia arreston tre të dyshuar si pjesëtarë të IS-it
29 tetor 2019
| 13:01
Autoritetet turke kanë ndaluar tre persona me dyshimin se i përkasin grupit militant ekstremist, Shteti Islamik (IS) dhe se të njëjtit po planifikonin sulme në Turqi.
Arrestimet ndodhën dy ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi se lideri i IS-it, Abu Bakr al-Baghdadi është vrarë gjatë një operacioni të forcave speciale amerikane në veri-perëndim të Sirisë.
Raportohet se tre të dyshuarit po planifikonin sulme në Stamboll, gjatë festimeve të Ditës Kombëtare të Turqisë.
Të martën, turqit festojnë 96 vjetorin e themelimit të Republikës laike turke që pasoi Perandorinë Osmane.