
Turqia bombardon kurdët në veri të Sirisë
08 tetor 2019
| 11:55
Forcat turke kanë nisur sulmet ajrore dhe tokësore kundër forcave kurde pranë kufirit të Sirisë me Irakun, vetëm disa orë pasi SHBA-të njoftuan se do të tërhiqeshin nga rajoni.
Sulmet ajrore kishin objektiv pozicionete Forcave Demokratike Kurde dhe Siriane (SDF) në provincën al-Hasakah në veri-lindje të Sirisë, sipas agjencisë së lajmeve SANA, e cila fillimisht raportoi se nuk kishte viktima nga sulmet.
Avionët turq raportuan se sulmuan selinë e SDF në provincën Hasakah, sipas transmetuesit saudit “al-Ikhbariya”.
Raporte të tjera sugjerojnë se Turqia kishte në shënjestër milicinë kurde të YPG, të cilën Ankaraja e shikon si një grup terrorist dhe që është pjesë e SDF.