Turqia dënon ashpër sulmin në Zubin Potok: Autorët të dalin para drejtësisë

30 nëntor 2024 | 13:10

Ministria e Jashtme turke ka dënuar ashpër sulmin e rëndë të kryer gjatë mbrëmjes së djeshme në kanalin e ujit në Zubin Potok, në veri të Kosovës.

Ky kanal ka një rëndësi jetike për furnizimin me ujë dhe energji elektrike të Kosovës, dhe çdo akt i dhunshëm që dëmton këtë infrastrukturë ka pasoja të rënda për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit.

Në një njoftim zyrtar, Ministria turke theksoi se është e nevojshme që autorët e sulmit të identifikohen sa më shpejt dhe të dalin para drejtësisë. Pavarësisht ngjarjes së rëndë, Turqia shprehu shpresën se autorët do të përgjigjen për veprat e tyre dhe do të ndëshkohen sipas ligjit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pretenduar se Beogradi “nuk…