Turqia dëshiron të jetë ndërmjetësuese e paqes mes Ukrainës dhe Rusisë
08 mars 2024
| 21:18
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka qenë në Stamboll të premten për bisedime me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, raporton “Associated Press”.
Presidenti turk ka bërë përpjekje që të balancojë marrëdhënies me Kievin dhe Moskën dhe vazhdimisht ka ofruar që të jetë ndërmjetësuese e marrëveshjes së paqes mes dy shteteve fqinje.
Gjatë takimit, Erdogani ka shprehur qëndrimin për bisedime që do t’i jepnin fund luftës ruse në Ukrainë.
Vizita është realizuar në kohën e fushatës që ka nisur Zelenskyy nëpër Evropë në përpjekje për të siguruar armatim për t’iu kundërpërgjigjur Rusisë.