Turqia do ta armatosë Serbinë me sistemin më të fuqishëm të dronëve

05 tetor 2020 | 23:14

Një delegacion i shtetit serb ka udhëtuar sot drejt Anakarasë, ku do të lidhë një marrëveshje për blerjen e disa dronëve luftarakë të njohur me emrin “bajraktar”.

Sipas medieve të Serbisë, ministri i Financave në Serbi, Sinisha Mali, dhe zëvendësministri i Mbrojtjes për burime materiale, Nenad Milloradoviq kanë udhëtuar për në Turqi.

Siç raportohet, ata kanë udhëtuar për përgatitjen e dokumentacioneve pas të cilave, një nga sistemet luftarake më të fuqishme në botë do të arrijë në Serbi, shkruan tetovasot.

“Bajraktar” është një prodhim turk që është provuar të jetë shumë efektiv në konfliktet në Siri, Irak, Libi dhe luftimet e fundit në Karabakh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të muajit kundër kancerit të gjirit, ndërtesa e…