Turqia do të armatosë ushtrinë shqiptare, deklaron Erdogan në Tiranë
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, pas takimit me kryeministrin Edi Rama, tha sot në Tiranë se do të ofrojnë mbështetjen e nevojshme për të plotësuar nevojat e forcave të armatosura të Shqipërisë.
“Ne do të ofrojmë mbështetjen e nevojshme për të përmbushur nevojat e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, partnerit tonë strategjik, aleatit tonë të NATO-s në fushën e pajisjeve ushtarake dhe trajnimeve ushtarake”, deklaroi Erdogan.
Ai la të kuptohet se kishte marrë diçka që donte në këmbim, kur menjëherë më pas tha: “Ne diskutuam edhe çështjen e luftës së përbashkët kundër organizatave terroriste, veçanërisht kundër FETO-s me mikun tim të dashur kryeministër, zotin Rama. Shpresojmë që ta vazhdojmë luftën tonë kundër organizatave terroriste në mënyrë efektive përmes vendimeve që ne kemi marrë sot.