Turqia do të përdorë vaksinën kineze anti Covid

25 dhjetor 2020 | 15:00

Turqia ka vendosur të përdorë vaksinën kineze për të luftuar pandeminë e koronavirusit.

Mediat transmetojnë se shteti turk do të pranojë dërgesën të parë të vaksinës pasi testet treguan se ishte 91% efektive. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca.

Bëhet me dije se Turqia fillimisht do të marrë tre milion doza të Sinovac dhe do të ketë mundësinë për 50 milionë më shumë ndërsa fillon vaksinimet muajin tjetër. Në listën kryesore të vaksinimit do të jenë mjekët dhe grupet e rriskut.

Ministri i Shëndetësisë i Turqisë Koca tha se dërgesat e para të vaksinës kineze do të dërgohen në Turqi të dielën.

Turqia “do të jetë në gjendje të vaksinojë 1.5 milionë apo edhe dy milionë njerëz në ditë”, tha Koca, duke shtuar se “faza e parë e vaksinimeve do të mbulonte nëntë milion njerëz”.

“Ankaraja në ditët e ardhshme do të nënshkruajë gjithashtu edhe një marrëveshje me Pfizer/BioNTech për 4.5 milionë doza, duke e lënë të hapur mundësinë që të blejë 30 milionë më doza”, tha Koca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
UEFA ka publikuar një listë të përbërë nga 30 klubet…