Turqia do t’i trajnojë diplomatët e rinj nga 64 vende
Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë ka bërë me dije se programi ndërkombëtar për trajnimin e diplomatëve të rinj do të fillojë më 1 prill në Ankara.
“Edicioni i 25 i Programit Ndërkombëtar të Trajnimit për Diplomatët e Rinj, një program që vazhdon të organizohet që nga viti 1992 nga Akademia e Diplomacisë së Ministrisë së Punëve të Jashtme me qëllim të kontribuimin në zhvillimin e aftësive diplomatike dhe aftësive të diplomatëve pjesëmarrës nga vende të ndryshme dhe informimin e tyre mbi politikën e jashtme turke dhe çështjet ndërkombëtare, do të mbahet me pjesëmarrjen e diplomatëve të rinj nga 64 vende midis datave 1-21 prillit 2019”, ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë.
Ceremonia e hapjes së programit do të mbahet më 1 prill 2019 në një hotel të Ankarasë me një fjalim nga zëvendësministri Yavuz Selim Kiran, ndërsa ceremonia e certifikimit do të organizohet për pjesëmarrësit më 12 prill 2019.
Pas programit të trajnimit në Ankara, pjesëmarrësit nga 64 vende do të vizitojnë vende të ndryshme historike dhe kulturore të Turqisë si: Çorum (Hattusa), Nevsehir (Kappadocia), Konia, Antalie dhe Stamboll si pjesë e programit kulturor. / TRT/