Turqia e fuqizon Shqipërinë me dronë kamikaz
10 tetor 2024
| 15:48
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pas nënshkrimit të tri marrëveshjeve me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan është shprehur i lumtur edhe për një fakt tjetër.
Rama në konferencë të përbashkët me Erdoganin, ka thënë se ndihet i lumtur që Turqia ka fuqizuar Shqipërinë me dronë kamikaz.
“Në fuqizimin e Ushtrisë së Shqipërisë nga ana e Turqisë, ne jemi shumë të lumtur. Një numër të konsiderueshëm të dronëve kamikazë, është një dhuratë shumë e veçantë nga ana e Turqisë”, ka thënë Rama.