Turqia e lodhur nga BE, hedh sytë nga blloku që drejtohet nga Kina dhe Rusia
Turqia duket se e ka humbur interesin për të qenë pjesë e Bashkimit Europian dhe kjo për shkak të zvarritjes së procesit dhe burokracive pa fund, për të cilat Ankaraja akuzon Brukselin.
Gjatë një vizite në Kinë, ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan deklaroi se vendi i tij po shikon me interes të anëtarësohet në BRICS, ndonëse prej vitit 1999 ka marrë statusin e kandidatit për në BE, por nga ajo ditë çdo lëvizje përpara është bllokuar.
“Sigurisht që do të donim të bëheshim anëtar i BRICS-it. Mund të jetë një alternativë e mirë në vend të BE. Le të shohim se si do të shkojnë gjërat këtë vit”, tha Fidan.
BRICS është një bllok i ekonomive në zhvillim, i cili përfshin Brazilin, Rusinë, Indinë, Kinën dhe Afrikën e Jugut, dhe së fundmi ka pranuar Arabinë Saudite, Argjentinën, Etiopinë, Iranin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe si anëtarë të plotë, teksa liderët kryesor janë Rusia dhe Kina.