Turqia e ndryshon emrin në OKB

02 qershor 2022 | 08:04

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, ka bërë kërkesë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për ta ndryshuar emrin.

Kjo kërkesë ka të bëjë me ndryshimin e emrit të shtetit te gjuhët e huaja nga “Turkey” në “Turkiye”.

Zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Stephane Dujarric, tha se kanë pranuar një letër në adresë të Antonio Guterres për ta ndryshuar emrin.

Ai deklaroi se ndryshimi i emrit të shtetit është efektiv që nga momenti i marrjes së letrës.

Ndryshimin e emrin e kishte paralajmëruar edhe vetë kryediplomati turk.

“Procesin e filluam nën udhëheqjen e presidentit Rexhep Tajip Erdogan për ta rritur vlerën e markës së vendit. Me letrën që i dërgova sot sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, ne po regjistrojmë emrin në gjuhë të huaja në OKB si ‘Türkiye””.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Interpolit ngriti të mërkurën alarmin për një rritje…