Turqia, gati të ndërhyjë në konfliktin ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe homologu i tij iranian, Hasan Rouhani, kanë diskutuar në telefon në lidhje me sulmet e vazhdueshme izraelite kundër palestinezëve.
Erdogani, i cili më herët ka deklaruar se Turqia nuk do ta pranojë persekutimin izraelit, edhe nëse e gjithë bota e injoron, e ka bërë të qartë se Ankaraja është e gatshme të marrë një qëndrim serioz përballë ofensivës së shtetit hebre.
Presidenti turk ka thënë se është e domosdoshme që bota islame të adoptojë një qëndrim të unifikuar, por edhe veprime kundër sulmeve të Izraelit.
Përpara tij, ambasadori turk në OKB, Feridun Sinirlioglu, e ka quajtur të papranueshme që Këshilli i Sigurimit nuk ka arritur i të dilte me një deklaratë të përbashkët kundër dhunës në territoret palestinez.