Turqia goditet nga një tërmet 4.9 shkallë
21 maj 2023
| 16:16
Turqia është goditur nga një tërmet. Forca e dridhjeve të tokës është regjistruar 4.9 ballë të Rihterit.
Epiqendra e tërmetit llogaritet të jetë në Saimbejli të Adanas. Thellësia e lëkundjeve raportohet të jetë 5.7 kilometra.
Sipas Institutit Amerikan të Shkencës, lëkundjet janë regjistruar në orën 12:36. Ende nuk është raportuar për ndonjë të lënduar apo për dëme materiale.