Turqia goditet nga një tërmet i fuqishëm (VIDEO)

01 gusht 2023 | 21:07

Një tërmet me magnitudë 5 i shkallës Rihter ka goditur provincën e Konyas në Turqinë qendrore, njoftoi Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive të vendit (AFAD).

Sipas sizmologëve, epiqendra e tërmetit të regjistruar pak pas orës 18, ka qenë në një thellësi prej 7.2 kilometrash, epiqendra ndodhet në rajonin e Selçuklusë.

Nga ana tjetër, sizmologët në Observatorin Kandilli vlerësuan magnitudën 5.1 të shkallës Rihter.

Banorët e Konias janë alarmuar dhe kanë dalë në rrugë, por sipas raportimeve të para nuk ka dëme serioze apo humbje jetësh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gratë punonjëse të pastrimit në Indi kanë arritur të fitojnë…