Turqia goditet nga tërmeti, nuk raportohet për viktima
20 mars 2019
| 13:50
Instituti Gjeologjik i Turqisë, ka bërë me dije se një tërmet me magnitudë 5.7 shkallë të Rihterit goditi pjesën jugperëndimore të Turqisë, me epiqendër rreth 56 kilometra në juglindje të qytetit të Denizli.
Agjencia Turke për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave, ka thënë se tërmeti është pasuar nga dy dridhje të tjera.
Kryetari i Bashkisë së qytetit Acipayam, Hulusi Sevkan, ka thënë se nuk kishte raportime për viktima, por tërmeti shkaktoi dëme në disa shtëpi.
Tërmetet në Turqi janë të shpeshta. Një tërmet me magnitudë 7.4 ka vrarë më shumë se 17 000 njerëz në Turqinë veriperëndimore në vitin 1999.