Turqia goditet sërish nga tërmeti, tani me magnitudë prej 5.5 shkallë të Rihterit
18 shkurt 2023
| 22:20
Turqia është goditur nga një tërmet tjetër me magnitudë prej 5.5 shkallë të Rihterit.
Kështu ka bërë të ditur faqja EMSC, e cila bëri të ditur se lëkundjet u ndjenë 54 kilometra në verilindje të provincës Kahramanmars.
Kujtojmë se provinca Kahramanmars është provinca e goditur nga tërmeti, lëkundjen e të cilit u ndjenë edhe në Siri, tërmet ky që la të vdekur mbi 46 mijë njerëz.