Turqia i dërgon në karantinë pelegrinët e kthyer nga Umrah
Qindra myslimanë që po kthehen në Turqi nga pelegrinazhi Umrah në Arabinë Saudite po vendosen në karantinë në konviktet e studentëve si pjesë e masave të marra kundër përhapjes së koronavirusit. 362 persona kanë kryer kontrollet shëndetësore sapo kanë arritur në aeroportin e Konyas. Më vonë ata janë vendosur në konviktet e studentëve në kompleksin e Universitetit “Selcuk” në provincën Konya, ku do të qëndrojnë 14 ditë.
Më 27 shkurt Arabia Saudite e ka ndaluar hyrjen e të gjitha atyre që kanë dashur ta kryejnë Umrah për shkak të koronavirusit.
Umrah është një pelegrinazh vullnetar – më i vogël se Haxhi – për në Mekë dhe Medinë të cilin myslimanët mund ta kryejnë në cilën do muaj gjatë vitit. Të dielën Turqia ka raportuar se numri i vdekjeve të personave të infektuar nga koronavirusi ka shkuar në 574, kurse numri i rasteve të të infektuarve në 27 000.