Turqia kërkon dënime me burgim deri në 28 vjet për turqit e dëbuar nga Kosova
Prokuroria në Turqi ka ngrehur aktakuzë kundër gjashtë pjesëtarëve siç thuhet të “organizatës terroriste FETO” të sjellë në Turqi nga Kosova vitin e kaluar përmes një operacioni të Agjencisë Kombëtare Turke të Inteligjencës (MIT) në bashkëpunim me Agjencinë e Inteligjencës së Kosovës.
‘Anadolu Agency’ ka raportuar se aktakuza ndaj të dyshuarve Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina është përgatitur nga Byroja e Terrorizmit dhe Krimeve të Organizuara e Prokurorisë Republikane të Stambollit.
Aktakuza është pranuar nga ana e Gjykatës se Krimeve të Rënda të Stambollit, ndërsa për të dyshuarit tashmë në paraburgim kërkohen dënime me burg nga 16 vite e gjashtë muaj deri në 28 vite e gjashtë muaj me akuzat “Drejtim i një organizate terroriste të armatosur” dhe “Spiunim ndërkombëtar”.