Turqia kërkon marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë edhe për targat

02 shtator 2022 | 12:33

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, ka folur edhe për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, në samitin e nismës së “Ballkanit të hapur”, që po mbahet në Beograd.

Çavusoglu ka thënë se Turqia do të vazhdojë me komunikimin për të arritur një marrëveshje edhe për targat dhe çështjet e tjera.

“Lidhur me dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit, marrëveshja për dokumentet vërteton që duhet të shikohen interesat e përbashkëta në vend të dallimeve”.

“Turqia ka komunikim të hapur me dy palët dhe ne do të vazhdojmë të nxisim dialogun për të arritur një marrëveshje për targat dhe çështjet tjera që mbeten”, ka thënë Çavusoglu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24…