Turqia konfirmon rastin e parë me coronavirus
10 mars 2020
| 23:28
Turqia konfirmoi të martën rastin e saj të parë me coronavirus dhe tha se personi i prekur ishte një burrë turk që ishte futur në izolim në spital.
Sipas mediave të huaja, ka qenë ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ai që ka bërë të ditur lajmin, gjatë një konference për shtyp të martën vonë.
Sipas tij, personi kontraktoi virusin ndërsa udhëtonte për në Evropë.
Ai gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve turq të mos udhëtojnë jashtë vendit dhe u kërkoi atyre që kthehen të vendosen vetë në karantinë për 14 ditë.
Familjarët e pacientit janë nën vëzhgim, ka bërë të ditur Koca.