Turqia kundërpërgjigjet pas vrasjes së një ushtari të saj në Siri
Një ushtar turk është vrarë dhe një tjetër është plagosur nga një sulm me mortajë në veriperëndim të Sirisë, gjë që ka shtyrë ushtrinë turke të kundërpërgjigjet me zjarr, ka thënë sot Ministria e Mbrojtjes së Turqisë.
Kjo ministri ka theksuar se sulmi ndaj pozicionit ku ishte vendosur ushtria turke është kryer nga milicia kurde e YPG-së në rajonin e Afrinit. Vitin e kaluar, rebelët sirianë, të mbështetur nga Turqia, kishin larguar nga kjo zonë luftëtarët e YPG-së
Ankaraja ka thënë se Njësitet për Mbrojtjen e Popullit (YPG), janë grup terrorist dhe pjesë e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), të cilët kanë nisur kryengritjen e tyre në tokën turke në vitin 1984.
“Pas incidentit, janë identifikuar caqet e terroristëve, e të cilët janë qëlluar”, ka thënë Ministria e Mbrojtjes përmes një deklarate.
Ministria turke po ashtu ka publikuar në rrjetin social “Twitter” fotografinë e ushtarit të vrarë.
Milicia e YPG-së ka qenë një aleatë kyç i Shteteve të Bashkuara në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS) në Siri. /Rel/