Turqia lëshon fletarreste për 101 ushtarë
17 maj 2018
| 11:52
Autoritetet turke kanë ndaluar sot 33 anëtarë të forcave ajrore pas dyshimeve se kanë lidhje me klerikun fetar Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e fajëson për tentimet e dështuara për puç në korrik të vitit 2016, ka shkruar e përditshmja turke “Hurriyet”, transmeton “Reuters”.
Sipas gazetës, të ndaluarit kanë qenë në mesin e 101 anëtarëve të forcave ajrore që mund të përballen me arrestim, pas një hetimi të nisur nga prokurorët e Ankarasë, i cili është zgjeruar në 21 provinca.
Në mesin e të burgosurve është një toger dhe pesë kolonelë.
Autoritetet turke në anën tjetër deklarojnë së këto masa janë të nevojshme për të luftuar rreziqet e sigurisë kombëtare.