Turqia liron pastorin amerikan
12 tetor 2018
| 17:46
Gjykata në Turqi ka liruar sot pastorin amerikan Andrew Brunson nga akuzat që rëndonin mbi të, duke urdhëruar që të lirohet.
Rasti i pastorit amerikan ka qenë në qendër të përplasjeve diplomatike mes Ankarasë dhe Uashingtonit.
Përpara se gjykata të jepte vendimin, pastori ka deklaruar se është i pafajshëm. “Jam i pafajshëm. E dua Jezusin dhe Turqinë”, ka deklaruar ai.
Gjykata ka miratuar një dënim prej rreth 3 vitesh për Andrew Brunson-in, i cili ishte akuzuar për vepra terroriste, por për shkak të arrestimit të tij prej tetorit 2016 ajo vendosi për lirimin e pastorit.
Vendimi mund të jetë hapi i parë drejt përmirësimit të marrëdhënieve mes dy aleatëve të NATO-së.
/Epoka e re/