Turqia mirëpret marrëveshjen e re mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet hyrëse-dalëse

28 gusht 2022 | 17:34

Turqia mirëpret marrëveshjen e re sa i përket kalimit kufitar midis Kosovës dhe Serbisë, ka thënë të dielën Ministria e Jashtme e këtij vend, shkroi “Anadolu Agency”.

Në deklaratën e lëshuar nga kjo ministri thuhet se Turqia shpreson që palët të merren vesh edhe për çështje të tjera, si ajo e targave.

“E mirëpresim marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për pikat kufitare me letërnjoftime. Shpresojmë që palët sa më parë të bien dakord për çështje të tjera, veçanërisht për çështjen e targave”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Duke vënë në dukje se ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, foli me anë të telefonit me homologët e tij kosovarë dhe serbë për të zbutur tensionin, ai tha se Turqia gjithashtu ka vazhduar t’u bëjë thirrje palëve që të veprojnë me përmbajtje.

“Turqia, si një vend ballkanik, i kushton rëndësi të madhe ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe mbështet zgjidhjen e problemeve përmes dialogut, si dhe iniciativat për këtë qëllim. Turqia do të vazhdojë të përpiqet për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon”, shtoi ai.

Të shtunën, Serbia dhe Kosova ranë dakord për një politikë të re kufitare nën një proces dialogu të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, ka njoftuar shefi i politikës së jashtme të bllokut, Josep Borrell.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
AS Roma është përforcuar edhe me sulmuesin e njohur, Andrea…