Turqia mposhti kampionët e Botës
08 qershor 2019
| 22:42
Turqia ka marrë kreun e Grupit H, aty ku është edhe Shqipëria, pas fitores së sotme ndaj kampionit të Botës, Francës.
Vendasit shënuan fitore prej 2 me 0 në shtëpi, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikim në Evropian.
Ayhan ishte ai që shënoi golin e parë në minutën e 30 të takimit pas asistimit nga Demiral.
Derisa pas dhjetë minutave ylli i Romës, Under dyfishoi epërsinë për vendasit.
Pas tre ndeshje Turqia tani ka 9 pikë në krye të grupit, derisa Franca ka gjashtë pikë në vendin e dytë. Shqipëria zë vendin e katërt me 3 pikë.