Turqia ndalon avionët rusë që shkojnë drejt Sirisë

23 prill 2022 | 22:18

Turqia thotë se po mbyll hapësirën e saj ajrore për avionët civilë dhe ushtarakë rusë që fluturojnë në Siri.

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu thotë se ndalimi do të jetë efektiv për tre muaj, sipas mediave lokale.

Ky veprim minon fushatën ajrore në shkallë të gjerë të Rusisë në mbështetje të presidentit sirian Bashar al-Assad, duke i detyruar avionët rusë të marrin rrugë më të gjata.

Turqia mbështet grupet e rezistencës në Siri që kundërshtojnë presidentin Assad, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Turqia, një anëtare e NATO-s, është përmbajtur nga sanksionet e gjera të vendosura ndaj Rusisë nga BE dhe SHBA për pushtimin e saj në Ukrainë. Por ajo ka bllokuar anijet luftarake ruse që të hyjnë në Detin e Zi përmes ujërave të tij.

Qeveria turke po përpiqet të ndërmjetësojë mes Rusisë dhe Ukrainës për të arritur një armëpushim.

Miliona rusë shkojnë me pushime në Turqi çdo vit, por konflikti në Ukrainë pritet të shkaktojë një rënie të madhe të vizitave nga rusët dhe ukrainasit këtë vit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Lulzim Sahiti Serbia në vend të kërkim faljes dhe…