Turqia ndërpreu tregtinë me Tel Avivin, ministri izraelit: Erdogani po sillet si diktator
Turqia ka pezulluar tregtinë me Izraelin për shkak të sulmit të saj në Gaza, duke përmendur “tragjedinë humanitare në rritje” në Rripin e Gazës.
Ministria e Tregtisë së Turqisë, ka thënë se masat do të jenë në fuqi derisa Izraeli të lejojë kalimin e pandërprerë të ndihmave në Gaza.
Tregtia midis dy vendeve vitin e kaluar kishte arritur në rreth 7 miliardë dollarë. Ministri i Jashtëm i Izraelit ka akuzuar presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan se po vepron si një “diktator”.
Israel Katz ka thënë se Erdogani po “injoron interesat e popullit dhe biznesmenëve turq dhe po injoron marrëveshjet tregtare ndërkombëtare”.
Ai ka thënë se ka udhëzuar Ministrinë e Jashtme të gjejë alternativa për tregtinë me Turqinë, me theks në prodhimin vendas dhe importet nga vendet e tjera.