Turqia ndërton aeroportin më të madh në botë
Aeroporti i ri i Stambollit është një aeroport ndërkombëtar në ndërtim e sipër në rrethin e Arnavutköy në anën evropiane të Stambollit. Projekti i aeroportit është planifikuar si aeroporti më i madh në botë, i cili pritet të përballoj 200 milionë pasagjerë vjetor.
Kostoja totale e projektit pritet të jetë rreth 7 miliardë euro, duke përjashtuar kostot e financimit. Tenderi për ndërtimin dhe funksionimin e objektit deri në vitin 2030, u mbajt më 3 maj 2013.
Aeroporti do të vendoset 20 kilometra jashtë qytetit në bregun e Detit të Zi dhe do të ndërtohet në katër faza, me të parën që pritet të hapet në 2018. Ndërtimi i aeroportit është caktuar të zhvillohet në disa faza, duke zgjeruar aeroportin dhe objektet e tij me kalimin e kohës.
Ndërtimi i aeroportit të tretë të Stambollit dhe terminalit më të madh të botës nën një çati do të përfundojë me kohë, tha të martën Ministri i Transportit, Çështjeve Detare dhe Komunikacioneve të Turqisë, Ahmet Arslan.
“Projekti nuk është në pyetje nga ngërçi (Financiar). Projekti do të përfundojë me kohë,” tha Arslan për Agjencinë Anadolu. Ai shtoi se rreth 85 për qind e ndërtimit të aeroportit ka përfunduar.
https://www.youtube.com/watch?v=eBpw0OwDB8g&feature=youtu.be