Turqia ndërton murin e sigurisë me Sirinë

10 qershor 2018 | 23:26

Turqia ka përfunduar ndërtimin e murit të gjatë 764 kilometra prej betoni në kufirin me Sirinë. Lajmin e konfirmoi një zyrtar turk të shtunën.

TOKI, kompania shtetërore e ndërtimit, ndërtoi murin prej 564 kilometra, ndërsa administratat e provincave kufitare turke ndërtuan 200 kilometra, theksoi për AA një zyrtar i cili dëshiroi të mbetet anonim.

Ankaraja filloi projektin e ndërtimit të murit prej 826 kilometrave përgjatë kufirit me Sirinë në vitin 2015. Qëllimi i projektit është rritja e sigurisë së kufirit, si dhe përforcimi i luftës kundër trafikimit dhe kalimit ilegal, raporton Anadolu Agency.

Kufiri mes Turqisë dhe Sirisë, në të cilën lufta civile zgjat prej vitit 2011, është i gjatë gjithsej 911 kilometra.

Muri ka përfunduar përgjatë kufirit në provincat Şanlıurfa, Gaziantep, Kilis, Hatay, Mardin dhe Şırnak.

Zyrtari shtoi se në fund janë punimet edhe mbi murin e sigurisë të gjatë 144 kilometra në kufirin me Irakun.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një studente shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka…