Turqia ndërton spitalin ‘Covid-19’ pranë pistës së aeroportit në Stamboll (Video)

21 prill 2020 | 11:40

Pamjet e publikuara nga autoritetet turke të aviacionit tregojnë ndërtimin e një spitali për trajtimin e koronavirusit në aeroportin ‘Ataturk’ të Stambollit, raportojnë mediat lokale.

Siç thuhet, spitali do të jetë i vendosur në dy nga tre pistat e aeroportit, ndërsa njëra prej tyre do të përdoret për fluturime mallrash.

Drejtori i Përgjithshëm i Aeroportit, Husein Keskin tha që operacionet e zakonshme të pasagjerëve dhe mallrave do të vazhdojnë pa ndonjë problem me pistën e hapur.

Spitali pritet të përfundojë brenda një muaji.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grup i vogël i punonjësve shëndetësorë të veshur me…