Turqia në bisedime me Ukrainën dhe Rusinë në përpjekje për të ringjallur marrëveshjen e grurit
30 tetor 2022
| 17:25
Zyrtarët turq po përpiqen të rikthejnë Rusinë në bord pasi ajo u tërhoq nga marrëveshja e ndërmjetësuar nga OKB për të lejuar dërgesat e grurit nga Ukraina.
Rusia pezulloi pjesëmarrjen e saj dje, duke thënë se ishte si rezultat i një sulmi me dron në Krime, raporton Sky News.
Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar tha se të dyja palët duhet të shmangin çdo provokim që mund të ndikojë në marrëveshje.
Dërgesat e drithit nga portet e Detit të Zi të Ukrainës ishin ndalur gjatë pushtimit, por marrëveshja lejoi që tonelata të ushqimit të dërgoheshin në botë.