Turqia në Lockdown total: Vala e tretë godet sistemin shëndetësor
Nga dita e sotme në orën 19:00, Turqia përballet me bllokimin e plotë kombëtar për shkak të koronavirusit. Vendimi për shtetrrethim do të jetë në fuqi për tre javë, për shkak se vala e tretë e koronavirusit ka goditur sistemin e kujdesit shëndetësor.
Turqia përdori fillimisht strategjinë me bllokime të pjesshme deri në majin mars, kur filloi dhe vala e re e infkesioneve. Në këtë muaj Turqia pati numrin më të lartë të rasteve ditore në Europë, me më shumë se 60 mijë të infeksuar, dhe shifrat shqetësuese vijuan deri në fund të prillit.
Sipas vendimeve të reja:
Mbyllen të gjitha bizneset, përveç atyre që do lejojë ministria e Brendshme, të tilla si farmaci.
Ndalohen udhëtimet ndërqytetase pa autorizim, lëvizja e ndaluar pas orës 19:00 deri në 06:00.
Të gjitha shkollat kalojnë me mësim online.
Supermarketet do jenë të hapura, përveç të dielave.
Banorët i frigohen ndikimit të bllokimit në ekonominë e vendit, për shkak edhe të rritjes së papunësisë dhe dobësimit të monedhës.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan deklaroi gjatë konferencës se pa kufizime më të rrepta dhe nivele të ngadalësuara të infeksionit, do të paguhej një “çmim i madh” për turizmin, arsimin dhe tregtinë.
Stacionet e autobusëve në Stamboll u mbushën plot pak para izolimit.
Mes masave të vendosura, është edhe ndalimi i shitjeve të alkoolit nga data 29 Prill deri më 17 maj.