Turqia në zgjedhje, sondazhet parashikojnë balotazh
23 qershor 2018
| 18:50
Turqia të dielën shkon në zgjedhje dhe pozitat e Erdoganit këtë radhë nuk duken aq të palëkundura sa më parë.
Sondazhet e opinionit tregojnë se partia e tij mund ta humbasë shumicën në parlament dhe zgjedhjet presidenciale të shkojnë në raund të dytë.
Turqit votojnë më 24 qershor si për presidentin, ashtu dhe për parlamentin e ri të vendit, ndaj vëmendja është maksimale.
Nëse fiton, Erdogani do të rrëzojë pozicionin e kryeministrit dhe të gjithë pushtetit e këtij të fundit do t’ia transferoje presidentit, pra vetes.
Analistët mendojnë se një skenar i tillë, pak gjasa ka që të ndodhë vërtet.
Çdo lloj anketimi vazhdon t’i japë Erdoganit të paktën 43% të mbështetjes, çka tregon se ai te mbetet një politikan popullor.