Turqia nis ndërhyrjen tokësore kundër kurdëve në Siri
Turqia ka nisur operacionin tokësor kundër kurdëve peshmerga në Siri duke filluar që nga ora 11:05 e ditës së sotme.
Lajmi është njoftuar nga Kryeministri turk, Binali Yildirim gjatë një bisede me gazetarë dhe ai pason goditjet ajrore në Afrin, ku është përqendruar edhe e ashtuquajtura foprcë kufitare kurde që është krijuar nga SHBA.
Sipas Yildirim në zonë gjenden 8 deri 10 mijë terroristë, ndërkohë që avancimi i trupave turke shoqërohet nga forca të rebelët e Ushtrisë së Lirë Siriane. Turqia raportohet se ka vënë në veprim edhe një tankiste dhe artilerinë e rëndë.
‘Dega e ullirit’, siç quhet operacioni në fjalë, nuk ka hasur ndonjë rezistencë të madhe deri më tani, pasi siç raporton gazeta turke ‘Hurriyet’, përcjell Telegrafi, kurdët po tërhiqen nga fshtrat e rajonit të Afrin.