Turqia nis ndërtimin e murit kundër emigrantëve

06 mars 2025 | 08:35

Turqia do të ndërtojë një mur në kufirin e saj me Greqinë për të parandaluar hyrjen e emigrantëve të parregullt në Bashkimin Evropian. Greqia ka qenë gjithmonë një nga destinacionet kryesore të flukseve migratore, shumë prej të cilave vijnë nga gadishulli i Anadollit. Turqia ka pritur miliona refugjatë sirianë për vite me rradhë, shumë prej të cilëve janë përpjekur të ikin në Evropë në të kaluarën.

Por pas rënies së Bashar al-Assad dhe marrjes së pushtetit nga rebelët Hay’at Tahrir al-Sham (HTS), të udhëhequr nga Mohammed al-Jolani, vendet anëtare të BE-së dëshirojnë të dërgojnë në shtëpi refugjatët e mirëpritur vitet e fundit dhe po studiojnë strategji për të arritur këtë qëllim.

Njoftimi për ndërtimin e murit në kufirin me Greqinë është bërë nga guvernatori i provincës veriperëndimore turke Edirne.

“Ka plane për të ndërtuar një shtrirje të parë prej 8.5 kilometrash këtë vit,” tha Yunus Sezer, guvernator i provincës që kufizohet me Greqinë dhe Bullgarinë. Politikani saktësoi se pjesë të tjera të murit do të ndërtohen më vonë, gjithmonë përgjatë kufirit mes dy kombeve, i cili është rreth 200 kilometra i gjatë dhe pothuajse tërësisht i formuar nga lumi Meric, ose në greqisht Evros.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërsa 27 udhëheqësit e BE-së mblidhen në Bruksel, ata janë…