“Turqia nuk bëhet qendër gazi në Europë”, SHBA-ja rrëzon kërkesën e Moskës
SHBA nuk e pranoi propozimin e bërë nga presidenti rus Vladimir Putin për ta kthyer Turqinë në një qendër gazi për Bashkimin Europian.
Departamenti Amerikan i Shtetit i shfaqi hapur rezervat ndaj krijimi të një qendre gazi të paralajmëruar nga presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, e cila do të ndërtohej në bashkëpunim me Rusinë.
Në vend të kësaj, Shtetet e Bashkuara po i inkurajojnë aleatët e tyre të ndërmarrin hapa për të diversifikuar burimet e tyre të energjisë dhe të reduktojnë varësinë energjetike nga Moska, u shpreh një zëdhënës i DASH, Vedant Patel, që ndërkohë i kujtoi Ankarasë sanksionet e saj të munguara ndaj Rusisë.
“Ne i shpjeguam Turqisë dhe të gjithë aleatëve dhe partnerëve tanë se askush nuk duhet të bëhet një strehë e sigurt për fondet dhe transaksionet e paligjshme ruse”, nënvizoi zëdhënësi.
Erdogan u tregua entuziast ndaj idesë së Kremlinit për një qendër ndërkombëtare gazi në Turqi, e madje në mesin e tetorit i kërkoi qeverisë së tij të paraqesë planet mbi mënyrat e implementimit të saj.
Propozimin, Putini e bëri gjatë një takimi me presidentin turk në Kazakistan, ku i tha Erdoganit se Turqia është “rruga më e besueshme për gazin rus në Europë”.
Ideja duket se nuk i vjen për shtat as partnerëve të Amerikës në BE. Presidenti francez, Emmanuel Macron u shpreh se ky propozim nuk ka asnjë kuptim, duke pasur parasysh faktin që Europa po përpiqet te beje pikërisht te kundërtën, e të jetë e pavarur nga gazi rus.