“Turqia po na vret”/ Me trupin e vajzën në duar, nëna kurde mesazh rrëqethës Erdoganit
Aktori Robert Deniro ka postuar në llogarinë e tij në Twitter një video të një nëne kurdë, emri i të cilës në është bërë i ditur, e cila është arratisur pas sulmit turk në Siri.
“Burri qëndroi pas meje, dhe unë nuk e di nëse ai ishte gjallë. Çfarë kërkon Erdogani nga ne? Unë e mora trupin e vajzës time dhe u largova. Çfarë dëshiron ai?”, thotë ajo me lot para kamerës.
Sipas saj, SHBA i ka shitur, ndërsa Turqia po i vret fëmijët.
“Amerika na ka shitur në Turqi, Turqia po vret fëmijët tanë. Ku janë të drejtat e popullit kurd? Ku janë të drejtat tona? A nuk jemi ne njerëz sepse ne jemi kurdë dhe flasim gjuhën kurde?Shikoni atë! Unë mbaj trupin e vajzës time, nuk kam ku të shkoj, nuk kam ku të jetoj! Ku të shkoj? Çfarë kërkon Erdogani nga ne? Pse nuk bëri asgjë, ndërsa Shteti Islamik po sulmonte kurdët dhe po vriste fëmijët tanë?”, thotë ajo./shqip