Turqia po ndërton murin kufitar 295 km të gjatë për të mbajtur jashtë refugjatët afganë

17 gusht 2021 | 12:04

Ndërkohë që mijëra afganë po largohen nga vendi, Turqia ka njoftuar se po ndërton një mur përgjatë kufirit me Iranin përballë fluksit të refugjatëve nga Afganistani.

Muri do të jetë 295 km i gjatë kur të përfundojë, e fortifikuar me tela dhe gjemb, sipas një raporti të AFP.

“Ne do të intensifikojmë punën dhe do të përforcojmë idenë se “kufijtë tanë janë të pakalueshëm,” tha Ministri i Mbrojtjes Hulusi Akar, sipas një raporti të Hurriyet Daily.

“Një pjesë e madhe është përfunduar. Rreth 150 km janë gërmuar. Në pikat tona kufitare janë dhe zonat bazë janë bërë përforcime shtesë,” shtoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Behxhet Sh. SHALA - BAJGORA Bashkia e Korçës dhe kryetrapi…