Turqia pranon dërgesa të reja të sistemit rus S-400 (Foto)
15 shtator 2019
| 16:00
Turqia ka njoftuar se ka pranuar dërgesat e të gjitha komponentëve të baterisë së dytë, për sistemin e mbrojtjes ajrore S-400, që Ankaraja ka blerë nga Moska.
Ministria e Mbrojtjes së Turqisë ka postuar në faqen e saj në “Twitter” fotografi të dërgesave nga Rusia.
Turqia ka blerë katër bateri të sistemit S-400 nga Rusia, pavarësisht kundërshtimeve të Shteteve të Bashkuara.
Pasi Turqia pranoi dërgesën e parë të sistemit raketor rus në muajin qershor, Uashingtoni hoqi Ankaranë nga programi për avionët e avancuar luftarakë të tipit F-35.
Uashingtoni thotë se sistemi S-400 minon avionët e saj F-35 dhe nuk është në përputhje me sistemet e mbrojtjes raketore që përdorin shtetet e NATO-s.