
Turqia pret në festival Ansamblin Drenica
18 maj 2019
| 18:56
Tashmë Ansambli Drenica nga qyteti i Skenderajt ka bërë rutinë pjesëmarrjen në festivale të shumta në Evropë.
Një i tilë do të mbahet në qytetin Giresun të Turqisë e ku tashmë anëtarët e Ansamblit Drenica kanë marrë rrugë për atje, që me përfaqësimin e tyre të prezantojnë kulturën e pasur shqiptare.
Një foto është publikuar në faqen e tyre në rrjetin social facebook e ku shihen në aeroportin Adem Jashari para se të marrin rrugë për Turqi.