Turqia prezanton gjigandin ‘cruise’, me rreze veprimi prej mbi 150 kilometrash
Raketa turke cruise e gjeneratës së re “Çakir”, e cila mund të lëshohet nga platformat tokësore, detare dhe ajrore dhe ka një rreze veprimi prej mbi 150 kilometrash, po përgatitet për detyrë.
Në objektet e Kompanisë Turke të Industrisë dhe Tregtisë së Raketave, “Roketsan” në kryeqytetin Ankara u mbajt një konferencë për shtyp, për të promovuar raketën “Çakir”.
Sipas informacioneve të dhëna gjatë konferencës, raketa cruise “Çakir”, e cila mund të lëshohet nga platformat tokësore, detare dhe ajrore, me karakteristikat e saj më të avancuara dhe kokën efektive, do të jetë një shumëzues i ri i fuqisë për forcat e armatosura.
“Çakir”, një raketë e re cruise që mund të lëshohet nga mjetet fluturuese me krahë fiks dhe rrotullues, mjete ajrore dhe detare pa pilot, mjete tokësore taktike me rrota dhe platforma mbiujore, ofron aftësi të lartë shkatërrimi kundër objektivave me zgjedhjen e pikës së goditjes në objektiv dhe testata unike luftarake.
Falë lidhjes së të dhënave të bazuara në rrjet kjo raketë gjithashtu lejon ndërrimin e objektivit dhe anulimin e detyrave në varësi të përzgjedhjes së përdoruesit ndërsa lëviz drejt objektivit.
“Çakir”, i cili minimizon mundësinë e zbulimit nga sistemet e mbrojtjes ajrore armike me strukturën e trupit thithës të rezeve të radarit, mund të vazhdojë kursin edhe në rastet të veprimeve intensive të bllokuesve elektronik.
Puna e projektimit të raketës kombëtare dhe vendore cruise “Çakir” vazhdon, ndërsa gjuajtja e parë provë do të bëhet nga droni i armatosur “Akinci” brenda vitit, ndërsa integrimi i platformës synohet të bëhet në vitin 2023.