Turqia pritet t’ia hapë rrugën Suedisë për anëtarësim në NATO
29 nëntor 2023
| 08:27
Turqia mund t’ia hapë rrugën anëtarësimit të Suedisë në NATO brenda këtij viti.
Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan u tha dje homologëve të tij të NATO-s se po punon shumë për ta ratifikuar anëtarësimin e Suedisë.
Kjo çështje është aktualisht duke u debatuar në parlamentin turk. Deklaratat e shefit të diplomacisë turke i bëri me dije një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit të ShBA-së.
Kujtojmë se Turqia është i vetmi vend që nuk e ka ratifikuar protokollin, gjë që e kanë bërë prej shumë muajsh 30 anëtarët e tjerë të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut.
Po aq e konsiderueshme ishte edhe vonesa nga ana e Ankarasë për ratifikimin e protokollit për pranimin e Finlandës.