Turqia raporton se 14 ushtarë janë vrarë në një operacionin në Afrin
Ministri i Shëndetësisë në Turqi, Ahmet Demircan, ka thënë se 14 ushtarë turq dhe rebelë të Ushtrisë së Lirë Siriane janë vrarë dhe 130 të tjerë janë plagosur në operacionin turk në rajonin Afrin të Sirisë, raporton “Reuters”.
Duke folur para gazetarëve pasi ka vizituar ushtarët e plagosur në spital, Demircani ka thënë se tre ushtarë turq dhe 11 luftëtarë nga fraksionet e Ushtrisë së Lirë Siriane të mbështetur nga Turqia janë vrarë në përleshjet në veri të Sirisë.
Ai ka thënë se 130 persona janë dërguar në spitalet turke dhe 82 prej tyre janë liruar pasi kanë pranuar trajtim mjekësor. Asnjëri prej të plagosurve nuk ka qenë i lënduar seriozisht.
Të shtunën Turqia ka nisur një ofensivë kundër milicisë kurde, të cilën e sheh si kërcënim të sigurisë në rajonin Afrin të Sirisë.
Përmes një deklarate gjatë ditës së sotme është njoftuar se ushtria turke ka vrarë të paktën 343 militantë në veri të Sirisë, prej kur ka nisur operacioni.